Tahiri për Haradinajn: I ka 7 a 8 plagë në trup, e këta i thonë je me Radoiçiqin
Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri, në emisionin DPT te Fidani, ka folur rreth situatës politike në vend. Ai foli rreth akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje se ish-partitë opozitare janë bërë me kryeterroristin serb Millan Radoiçiq, i cili akuzohet për sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.…
Lajme
Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri, në emisionin DPT te Fidani, ka folur rreth situatës politike në vend.
Ai foli rreth akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje se ish-partitë opozitare janë bërë me kryeterroristin serb Millan Radoiçiq, i cili akuzohet për sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Lidhur me këto akuza sidomos ndaj liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, Besnik Tahiri i pati disa kundërpërgjigje.
Tahiri deklaroi se Haradinaj i ka 7 ose 8 plagë në trup nga granatat.
“As vet se di sa i ka. Veç në skaner që i sheh njeri në trup të vet sa herë ndërron koha”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova.