Punëtori i Trafikut Urban me lot në sy: Më vjen marre prej qytetarëve kur po i shoh që kanë mbetë rrugëve
Një punëtor i Trafikut Urban ka shpërthyer në lot sot gjatë protestës së mbajtur për mos marrjen e pagave për disa muaj. Ai u pa me lot në sy kur po fliste për qytetarët që siç tha ai kanë mbetur rrugëve. Sipas tij, Komuna duhet të flas me Qeverinë. Ai madje tha se buxheti i…
Lajme
Një punëtor i Trafikut Urban ka shpërthyer në lot sot gjatë protestës së mbajtur për mos marrjen e pagave për disa muaj.
Ai u pa me lot në sy kur po fliste për qytetarët që siç tha ai kanë mbetur rrugëve.
Sipas tij, Komuna duhet të flas me Qeverinë.
Ai madje tha se buxheti i Trafikut Urban është dëmtuar me lirimin nga pagesa të disa kategorive, dhe se lirimi duhet të jetë për kategoritë e caktuara që janë me social, e jo ata që marrin paga.