Tonet kërcënuese të Alban Krasniqit dhe reagimi i anëtares nga komuniteti turk: Kam pasur presion, me mesazhe
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi është parë tejet i tensionuar në mbledhjen e sotme. Përpos deklarimeve të zëshme që pati si fillim ndaj anëtarëve të PDK-së, ai u nervozua edhe më tepër kur është votuar buxheti dhe propozimi që fletëvotimet e diasporës të dërgohen me postë. Duke e lëshuar mbledhjen, Krasniqi…
Lajme
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi është parë tejet i tensionuar në mbledhjen e sotme.
Përpos deklarimeve të zëshme që pati si fillim ndaj anëtarëve të PDK-së, ai u nervozua edhe më tepër kur është votuar buxheti dhe propozimi që fletëvotimet e diasporës të dërgohen me postë.
Duke e lëshuar mbledhjen, Krasniqi ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së të cilët votuan buxhetin, duke përmendur disa herë emrin e përfaqësuesve të komunitetit turk, e cila replikoi në disa raste duke thënë se është mirë të diskutohen amendamentet.
Müferra Şinik ka reaguar shpejt duke treguar që dje dhe sot ka marr mesazhe telefonike rreth kësaj çështje.
Edhe pse nuk ka përmendur emra se nga kush i mori këto mesazhe, përfaqësuesja e komuniteti turk në KQZ reagoi hapur.
“Tash, dje, sot, telefon, mesazhe, sa herë kam pasur preson unë. Çka mundemi me votu kam votu. Tash, dy herë me marrë fjalën dhe me thanë: Myfera, Myfera”, ka thënë ajo.
Pas kësaj e shumë situatave të krijuara në KQZ, Kryetari Kreshnik Radoniqi u mundua që ta qetësojë presionin e krijuar duke thënë se anëtarët e KQZ-së, e kanë punën me presion.
Kurse anëtari tjetër i VV-së, Sami Kurteshi e pyeti anëtaren turke në KQZ se nëse pati presion nga ai.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur presion nga Kurteshi.
Por, kur ky i fundit e ka pyetur, nëse ka pasur presion nga kolegu i tij Alban Krasniqi, përfaqësues tutke nuk e ka mohuar.
Ajo ka thënë që të mos i kërkohet që të përmend emra.
“Ai nuk është këtu, mos me pyet për emnin të lutem”, deklaroi ajo./Lajmi.net/