KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen me postë

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar planin e buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në KQZ, është arritur edhe miratimi. Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, insistuan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë…

Lajme

25/11/2025 14:46

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar planin e buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në KQZ, është arritur edhe miratimi.

Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, insistuan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja, transmeton lajmi.net.

Pas diskutimeve të njëpasnjëshme, buxheti është miratuar me gjashtë vota për, kurse kundër ishin anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, si edhe vetë kreu i Komisionit , Kreshnik Radoniqi.

Ky institucion dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve, diskutime këto që vazhduan edhe sot./Lajmi.net/

Alban Krasniqi “nervozohet” me anëtarët e PDK-së: Mbi bazën e tradhtisë e mashtrimit i keni bë dëm vendit, keni humb edhe vlerat njerëzore

Sami Kurteshi: Diskutimet janë shteruar dje, votone buxhetin se zgjedhjet duhet me u mbajt