Pas miratimit të buxhetit për zgjedhje, Alban Krasniqi lëshon mbledhjen me tone kërcënuese: Keni me pas pasoja
Zhvillime të shumta pati edhe sot në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Anëtarët e PDK-së në KQZ-në ishin ata që kërkuan përfshirjen e një amendamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit. Pas diskutimeve të shumta…
Lajme
Zhvillime të shumta pati edhe sot në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Anëtarët e PDK-së në KQZ-në ishin ata që kërkuan përfshirjen e një amendamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit.
Pas diskutimeve të shumta në këtë çështje, mbledhja ka përfunduar.
Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e VV-së, Alban Krasniqi shkoi edhe më larg duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së që e votuan sot buxhetin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Në mbledhje, Krasniqi bëri me dije se ata që e kanë votuar këtë buxhet së bashku për amendamentin e propozuar nga PDK-ja, do të përballen me pasojat.
“Një paralajmërim po ua jep të gjithëve, edhe zonjes Myfera që votojë për këtë pjesë. Paralajmërimi është kështu: më 12 dhjetor fillon votimi përmes postes. Ju tash që keni votu për, ju veç buxhetin e votuat, por dine për pasoja që keni me i pasë, edhe publikisht, edhe administrativisht, edhe cilado qofshin. Nëse për shkak të veprimeve tuaja mërgatës ju po ja mohoni formën e votimi përmes postës. Kështu që, le t’i merr secili propozimet e veta, por edhe sekretariatit le t’i shikon mirë. Sepse raporti që ata e kanë sjell tregon qartë që nuk mundohesh një votim i tillë. Nëse publikisht, sot ka njerëz këtu që votun për një buxhet, i cili në bazë të raporti tët sekretiariatit thotë që është abuzim me qat buxhet çfarëdo operacioni që bëhet sepse nuk me mbërrin qëllimin për të cilin bahet, dijeni që jemi duke ndërmarr veprime korruptive”, ka thënë Krasniqi.
Pas paralajmërove të tij, Krasniqi e ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së./Lajmi.net/