Zhvillimet në KPK, Hajdaraj: Asnjë anëtar nuk është kërcënuar, ndaj i bëjmë thirrje presidentes që të mos ndërhyjë në punën e sistemit prokurorial

Këshilli Prokurorial po mban konferencë pas zhvillimeve të fundit në këtë institucion. Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka deklaruar se ndonëse Besim Kelmendi, ishte thirrur në Prokurori për të dëshmuar për një çështje tjetër ai ishte shprehur haptazi kundër funksionimit të mëtejshëm të këshillit Prokurorial, tutje ai ka thënë se pavarësisht kësaj katër anëtar të tjerë në…

Lajme

25/11/2025 14:36

Këshilli Prokurorial po mban konferencë pas zhvillimeve të fundit në këtë institucion.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka deklaruar se ndonëse Besim Kelmendi, ishte thirrur në Prokurori për të dëshmuar për një çështje tjetër ai ishte shprehur haptazi kundër funksionimit të mëtejshëm të këshillit Prokurorial, tutje ai ka thënë se pavarësisht kësaj katër anëtar të tjerë në koordinim me Besim Kelmendin, ishin larguar nga takimi me konkludimet paragjykuese për vendimmarrje dhe për procesin zgjedhor pa mësuar për certifikimin e kandidatit, shkruan lajmi.net.

“Pas zhvillimit të fundit të KPK kemi vlerësuar të arsyeshme për të njoftuar për këto zhvillime. Si e dini takimin e278 e mbajtur  UD i Kryeprorkurorit të Shteti e lëshuan bashkë me katër anëtarë të tjerë takimin në mënyrë ta pa ligjshme. Në atë takim erdhën me qëllim ta bllokoj këshillin. Në asnjë rrethanë nuk duhet të bllokohet por të ketë funksion normal. Nga qëndrimet e njëanshme dhe denigruese nga Kelmendi është zbehur ndjeshëm roli unifikues për këtë arsye kemi marrë vendim për shkarkimin e tij. Për shkak të kësaj arsye dhe politike sistemi prokrurorial ka mbetur pa dekretimin e kryeprokurorit. Kemi marrë vendim për shkarkimin e Besim Kelmendi nga pozita që ushtronte dhe në vend të tije  ka ardh Agron Qalaj ne e mirëpresim qasjen e Kelmendit që të ndjek të gjitha rrugët ligjore ne duhet ti besojmë sistemi gjyqësor. Tentimi për të penguar punën përbënë sulm drejtpërdrejtë të institucione dhe kërcënim për rendin dhe ligjin. Kësisoj ai nuk e ka kryer detyrë e tij sipas kushtetues dhe ligjit. Në këtë aspekt bëjë thirrje Agron Qalaj të shqyrtojë të gjitha kërkesat e Kelmendit. Në vazhdim për të gjithë opinion e gjerë prononcimi publik i Kelmendit ishte qasje e një anshme. Nga ecuria e ngjarje e shihet qartë që Kelmendi një ditë para shqyrtimit te KpK ka mbajtur konferencë për media në takimin e këshillit Kelmendi shprehu qëndrim kundër funskionimi të këshillit që u larguan në takim me konsultime paragjykuese. Ju bëjë me dije se sipas ligjit të KPK secili anëtarë i këshillit është i pavarur, largimi nga takimi dhe deklarimi që nuk do ta lëshoj zyrën Kelmendi. Referuar deklarimit të anëtarëve të Këshillit të mbajtur në atë konferencë se ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë mbrojtje nga AKI dhe organet tjera të sigurisë, përbënë hije të keqe. Askush nuk është kërcënuar, kanosur, shantazhuar apo tentuar që të ndikohet nga një formë e vendimeve të paligjshme…Dallimet që i kemi duhet t’i kalojnë me gjuhën e komunikimit dhe koordinimit, nuk ka dhe nuk do të ketë vend për përçarje të sistemit prokurorial. E pamë edhe deklaratën e presidentes, ne ritheksojmë se askush nuk është e kërcënuar dhe se presidentja mund të jetë e keqinfmoruar. I bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër që të mos ndërhyjë në punët e sistemit prokurorial dhe të respektoj pavarësinë institucionale”, tha Hajdaraj.

Ai tha se respekton dhe bashkëpunon me BE-në por nuk ka dashur të komentoj deklarimet e shoqërisë civile të cilët anë kontestuar vendimin për shkarkimin e Kelmendit.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojnë me BE-ne ne kemi respektuar ligjin dhe jemi për respektim të ligjit ne nuk i komentojmë deklarimet e shoqërisë civile siç e dini që kjo çështje do të shkoj në gjykatë dhe për neve çdo vendim i Gjykatë është i diskutueshëm. Ne jemi në përputhje me ligji vendimi ynë është publik, sot e kuptova që është Kelmendi ka bërë padi dhe ne presim vendin te gjykatës”, tha ai. /Lajmi.net/