Ekzekutohen shtesat për mbi 400 mijë fëmijë

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se shtesat për fëmijë tashmë janë ekzekutuar dhe përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë në gjithë vendin. Në një postim në Facebook, Murati bëri të ditur se pagesat me rritjen prej 50% do të jenë gjatë ditës së sotme në xhirrollogaritë e të gjithë…

Lajme

25/11/2025 11:31

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se shtesat për fëmijë tashmë janë ekzekutuar dhe përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë në gjithë vendin.

Në një postim në Facebook, Murati bëri të ditur se pagesat me rritjen prej 50% do të jenë gjatë ditës së sotme në xhirrollogaritë e të gjithë përfituesve, raporton lajmi.net

“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen!”, ka shkruar ministri.

Qeveria ka theksuar se masa synon të përkrahë familjet dhe të rrisë mirëqenien e fëmijëve në vend./Lajmi.net/