59 aktakuza kundër 66 personave për 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 59 aktakuzë kundër 66 personave. “Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore dhe nga Prokuroria Speciale janë ngritur pesëdhjetë e nëntë (59) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e gjashtë (66) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.” Po ashtu janë ndaluar 20…
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 59 aktakuzë kundër 66 personave.
“Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore dhe nga Prokuroria Speciale janë ngritur pesëdhjetë e nëntë (59) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e gjashtë (66) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.”
Po ashtu janë ndaluar 20 persona dhe janë parashtruar 3 kërkesa për paraburgim kundër 5 personave.
“Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale, në raste të ndara si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.