Dy të arrestuar në Graçanicë, u rrahën pas mosmarrëveshjes në trafik
Dy persona janë arrestuar në Uglar të Graçanicës pasi dyshohen se janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje në trafik. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”. Njoftimi i plotë: Uglar, Graqanicë 24.11.2025-16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë,…
Lajme
Dy persona janë arrestuar në Uglar të Graçanicës pasi dyshohen se janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje në trafik.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
Njoftimi i plotë:
Uglar, Graqanicë 24.11.2025-16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/