Kapen mallra që kalojnë vlerën e 10 mijë eurove në Merdar

Zyrtarët doganorë kanë njoftuar se gjatë një kontrolli rutinor të një automjeti me targa të huaja janë gjetur e sekuestruar mallra të padeklaruara. Sipas njoftimit të lëshuar nga Dogana, në automjet janë gjetur tri valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda së cilave ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat…

Lajme

25/11/2025 09:32

Zyrtarët doganorë kanë njoftuar se gjatë një kontrolli rutinor të një automjeti me targa të huaja janë gjetur e sekuestruar mallra të padeklaruara.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Dogana, në automjet janë gjetur tri valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda së cilave ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar.

Ky mall i ndaluar dyshohet se tejkalon vlerën e 10 mijë eurove.

“Dogana e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave në fuqi dhe mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/