Arrestohet burri në Lipjan pasi dyshohet se goditi bashkëshorten

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në mëngjes në Lipjan, ku një burrë kosovar dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas policisë, njësitë relevante kanë reaguar menjëherë pas raportimit, kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar, raporton lajmi.net…

Lajme

25/11/2025 09:19

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në mëngjes në Lipjan, ku një burrë kosovar dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, njësitë relevante kanë reaguar menjëherë pas raportimit, kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar, raporton lajmi.net

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rasti po hetohet si dhunë në familje./Lajmi.net/