Shqetësuese- 10 raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici përgjatë 24 orëve të fundit. Pesë nga këto raste ishin në rajonin e Prishtinës, dy të tjera në Pejë, dy në Gjilan dhe një në Leposaviq, transmeton lajmi.net. Në të shumtën e rasteve viktimat e dhunës në familje ishin bashkëshortet, apo ish bashkëshortet. DHUNË NË…
Lajme
10 raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici përgjatë 24 orëve të fundit.
Pesë nga këto raste ishin në rajonin e Prishtinës, dy të tjera në Pejë, dy në Gjilan dhe një në Leposaviq, transmeton lajmi.net.
Në të shumtën e rasteve viktimat e dhunës në familje ishin bashkëshortet, apo ish bashkëshortet.
DHUNË NË FAMILJE
- Prishtinë 24.11.2025-02:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 24.11.2025-05:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Fushë Kosovë 24.11.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
- Prishtinë 23.09.2025-NN. Me 24.11.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka dhunë psikike të vazhdueshme nga ish bashkëshortja e tij edhe pse ka urdhër mbrojtës. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
- Podujevë 24.11.2025-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Gjilan 24.11.2025-09:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Gjilan 24.11.2025-14:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Pejë 24.11.2025 – 07:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Pejë 24.11.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij, duke shkelur edhe urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Leposaviq 23.11.2025-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të ndalet në stacionin policor deri në këndellje dhe pastaj të intervistohet. /Lajmi.net/