Pajisje për ujësjellës e sistem të ngrohjes qendrore të kamufluara me rroba- Mbi 10 mijë euro vlera e mallit të ndaluar nga Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në Merdare janë gjetur tri valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej se kishte mallra të padeklaruara. Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar,…

Lajme

25/11/2025 09:07

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një automjeti në Merdare janë gjetur tri valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej se kishte mallra të padeklaruara.

Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar, transmeton lajmi.net.

“Dogana e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes, rreth orës 22:00, gjatë kontrollit të rregullt të një automjeti me targa të huaja, si dhe pas deklarimit fillestar të shoferit se nuk kishte mallra për të deklaruar, oficeret doganor së bashku me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të detajuar në vijën e dytë.Gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit përmes skanerit, në automjet janë gjetur tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej të ketë mallra të padeklaruara. Pas hapjes së bagazhit, është konstatuar se brenda tyre ndodheshin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar”,thuhet në njoftim.

Sipas Doganës së Kosovës, mallrat janë ndaluar përkohësisht ndërsa vlera e mallit të gjetur dyshohet se tejkalon shumën prej 10 mijë eurove./Lajmi.net/