Cakolli: E paligjshme seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Eugen Cakolli nga KDI e ka quajtur të jashtëligjshme seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës që është ftuar për të enjten. Cakolli thotë se nuk ka as sens logjik që një legjilaturë që ka mbyllur mandatin e saj, të marrë vendime për legjilaturën e re. “Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës,…
Lajme
Eugen Cakolli nga KDI e ka quajtur të jashtëligjshme seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës që është ftuar për të enjten.
Cakolli thotë se nuk ka as sens logjik që një legjilaturë që ka mbyllur mandatin e saj, të marrë vendime për legjilaturën e re.
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur për 27 nëntor, është po aq – e në disa aspekte edhe më – e paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sa ishte edhe ajo e fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës, ku parashihej votimi i buxheteve dhe pikave tjera. Institucionet pa legjitimitet të plotë dhe pa e ndjekur rendin logjik te gjërave nuk mund të marrin vendime që prodhojnë pasoja, detyrime financiare apo politike për institucionet pasardhëse. E për më keq, nuk ka asnjë sens logjik, e lëre më ligjor, që një legjislaturë që realisht e ka mbyllur mandatin e saj, të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh”, shkroi në postimin e tij në Facebook, Cakolli.