Komandanti i KFOR-it pret në Prishtinë Komandantin e Ushtrisë së Moldavisë, shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, e ka mirëpritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare dhe Komandantin e Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Moldavisë, gjeneral brigade Vitalie Micov në selinë e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë. KFOR, përmes një njoftimi ka thënë se shkëmbyen pikëpamje mbi situatën…

Lajme

24/11/2025 16:09

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, e ka mirëpritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare dhe Komandantin e Ushtrisë Kombëtare të Republikës së Moldavisë, gjeneral brigade Vitalie Micov në selinë e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë.

KFOR, përmes një njoftimi ka thënë se shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përpjekjet e KFOR-it.

“Gjeneral major Ulutaş vlerësoi kontributin e gjatë dhe shumë të çmuar të Moldavisë në aktivitetet e përditshme të KFOR-it, si dhe lavdëroi profesionalizmin e treguar nga personeli moldav. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë”, ka njoftuar KFOR-i. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: