Deri më 30 nëntor, partitë politike duhet të deklarojnë pjesëmarrjen në zgjedhje përmes koalicionit

Qytetarët do t’u drejtohen edhe një herë kutive të votimit më 28 dhjetor. Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi nuk u arrit që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Komisioni Qendror Zgjedhor para pak ditësh njoftoi se fushata elektorale nis më 17 dhjetor deri më 27 dhjetor, transmeton lajmi.net. Kurse sot bëri…

Lajme

24/11/2025 14:08

Qytetarët do t’u drejtohen edhe një herë kutive të votimit më 28 dhjetor.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi nuk u arrit që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Komisioni Qendror Zgjedhor para pak ditësh njoftoi se fushata elektorale nis më 17 dhjetor deri më 27 dhjetor, transmeton lajmi.net.

Kurse sot bëri të ditur se partitë politike nga 24 deri më 30 nëntor duhet të deklarojnë pjesëmarrjen në zgejdhje pëmres koalicionit.

Njoftimi i plotë:

Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 28 dhjetor 2025

Partitë politike nga 24–30 nëntor 2025 duhet:

✔️ Të deklarojnë pjesëmarrjen në zgjedhje përmes koalicionit

❌ Të deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje

📄 Njoftimi duhet të dërgohet në:

🏛️ Zyrën për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Lajmi.net/