Protesta e punëtorëve të Trafikut Urban, një nga protestuesit humb vetëdijen

Sot, para Komunës së Prishtinës kanë protestuar punëtorët e Trafikut Urban dhe ata të autobusëve privatë. Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi të njëjtit kanë thënë se janë pa paga, tash e gjashtë muaj, për shkak të problemeve financiare të Komunës së Prishtinës. Gjatë protestës, një nga protestuesit ka humbur vetëdijën. Ai është futur…

Lajme

24/11/2025 10:14

Sot, para Komunës së Prishtinës kanë protestuar punëtorët e Trafikut Urban dhe ata të autobusëve privatë.

Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi të njëjtit kanë thënë se janë pa paga, tash e gjashtë muaj, për shkak të problemeve financiare të Komunës së Prishtinës.

Gjatë protestës, një nga protestuesit ka humbur vetëdijën. Ai është futur brenda nga të tjerët protestuesë.

Linjat e Trafikut Urban dhe atyre të autobusëve privat në kryeqytet, nga sot kanë pezulluar transportin per shkak të mospagesave dhe borxheve që iu ka Komuna e Prishtinës.

Përfaqësuesi i këtyre punëtorëve deklaroi se kjo protestë po  bëhet pa dëshirën e tyre, por nuk kanë më zgjidhje pasi që 6 muaj janë pa paga.

“Këtë protestë pa dëshirën tonë, por i falënderoj qytetarët të cilët na kuptojnë,. Punëtorët që gjashtë muaj s’kanë marrë paga. Qe 6 muaj pa paga janë, tv qe 20 ditë është që s’ka marrë pagë e po ankohen, e njerëzit dhe me paga e s’po munden t’ia dalin e lëre më na që gjashtë muaj.Familjet kanë nevojë për paga. Punëtorët kanë nevojë për paga e s’ja kemi borxh as komunës as kurrkujt që me na pru në këtë gjendje as mjetet na i kërkojmë ku janë tonat që janë, qato i kërkojmë për shërbimin që e kemi bë. Qytetarët i falënderoj shumë që na mirëkuptojnë e na vjen keq prej tyre që e përdorin transportin publik-urban. Na kemi ardhur sot t’i shprehim pakënaqësitë tona, kërkoj që të gjithë të na përkrahin në të drejtën tonë”,deklaroi ai. /Lajmi.net/