Rama del tek protestuesit: Kërkoj takim urgjent me Kurtin dhe Muratin, përmes sabotazhit komunës po i ndalen paratë që i takojnë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestuesve nga Trafiku Urban e nga sektori privat të cilët kanë ndalë funksionin e tyre në kuadër të qarkullimit të autobusëve. Përparim Rama si Kryetari i Prishtinës tha se Qeveria po bllokon jashtëligjshëm të hyrat vetanake të Prishtinës. “Po më vjen shumë keq në çfarë niveli na…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar protestuesve nga Trafiku Urban e nga sektori privat të cilët kanë ndalë funksionin e tyre në kuadër të qarkullimit të autobusëve.
Përparim Rama si Kryetari i Prishtinës tha se Qeveria po bllokon jashtëligjshëm të hyrat vetanake të Prishtinës.
“Po më vjen shumë keq në çfarë niveli na ka pru kjo qeveri , me bllokadë dhe e ndjej shumë për gjithë këta punëtorë që janë të papagum dhe ju falënderoj për punën që keni bërë për gjithë këta muaj me i shërby qytetarëve përkundër sabotazhave e bllokadave.E dini që edhe rrogën tande me pas në bankë, e një zyrtar i bankës mos me t’i lshu paret.Edhe Qeveria po bën njëjtë, paret tona që i kemi të gatshëm nuk na lëshon për me i kry obligimet tona ndaj jush”,deklaroi Rama, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se ky tubim duhej të mbahej tek Qeveria, e jo te Komuna e Prishtinës.
“Për fat të keq po e them sërish për të gjithë se edhe Trafikut Urban edhe sektorit privat që kanë punu me muj të tanë, e kanë kryer shërbime pa pagesa për arsye se fondet tona të hyrat vetaranake të cilat me ligj duhet me iu transferu Kryeqytetit vazhdojnë të jenë të bllokume, e si rezultat e kemi pas të pamundur me i pagu edhe Trafikun Urban e sektorin privat. Prandaj kërkoj takim urgjent edhe me Kryeministrin edhe me ministrin, sepse ky problem mundet me u zgjedh menjëherë e s’ka arsye asnjë qytetar me pësu si rezultat i mos-transferit të fondeve të tona. Ky tubim duhet me ndodhë tek Qeveria, e jo këtu.I lutem Kurtiti e Hekuran Muratit që të ndalen me këto lojëra. Sepse do të jemi edhe 4 vjet me gjithë këta, me gjithë shërbyesit. Paratë janë tonat, janë të kryeqytetit”./Lajmi.net/