Babai i Naim Murselit nuk paraqitet sërish në gjykatë- ishte ftuar si dëshmitar në dy seancat e fundit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës para trupit gjykues sot u sollën tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Në këtë seancë parashihej që të paraqitej edhe babai i Naim Murselit, i cili është ftuar prej disa herë radhazi si dëshmitar. Edhe sot Shaban Murseli ka zgjedhur…
Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës para trupit gjykues sot u sollën tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Në këtë seancë parashihej që të paraqitej edhe babai i Naim Murselit, i cili është ftuar prej disa herë radhazi si dëshmitar.
Edhe sot Shaban Murseli ka zgjedhur që të mos paraqit para trupit gjykues.
Siç u tha në seancë, i njëjti nuk është gjetur në adresën që e kishte paraqitur më parë.
Ndërsa në deklarim e sipër, nipi i tij tha se Shaban Murseli gjendet në Suedi, raporton lajmi.net.
Në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmitarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë./Lajmi.net/