Fushë Kosovë: Një person i dogji orienditë dhe u largua nga banesa

Një rast i quditshëm ka ndodhur dje rreth orës 18:52 në Fushë Kosovë. Një person iu ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa, shkruan lajmi.net. Policia ka njoftuar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar. “Fushë Kosovë/23.11.2025 – 18:52. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se u…

Lajme

24/11/2025 09:23

Një rast i quditshëm ka ndodhur dje rreth orës 18:52 në Fushë Kosovë.

Një person iu ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa, shkruan lajmi.net.

Policia ka njoftuar se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

“Fushë Kosovë/23.11.2025 – 18:52. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se u ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe konfirmojnë se të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/