Kica Xhelili: O e ngrisim shtetin mbi pushtetin, o pranjojmë që pushteti të bëhet shtet
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar lidhur me debatet mbi votimin e buxhetit dhe funksionimin institucional, duke ndarë qëndrimin e saj për situatën politike në vend. Në një postim, ajo paraqiti dy qasje që sipas saj po e karakterizojnë skenën politike:— Grupi i parë, të cilit ajo thotë se i përket, beson se…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar lidhur me debatet mbi votimin e buxhetit dhe funksionimin institucional, duke ndarë qëndrimin e saj për situatën politike në vend.
Në një postim, ajo paraqiti dy qasje që sipas saj po e karakterizojnë skenën politike:
— Grupi i parë, të cilit ajo thotë se i përket, beson se nuk duhet të votohet asnjë vendim që “normalizon shkeljet kushtetuese dhe ligjore”, me arsyetimin se “shteti është mbi pushtetarët”.
— Grupi i dytë, sipas saj, përfaqëson ata që “zbatojnë ligjin selektivisht” dhe kërkojnë që shteti t’i nënshtrohet interesave të pushtetit.
Deputetja theksoi se ky dallim është “fundamental” dhe se në çdo rrethanë shteti duhet të jetë mbi “tekat e pushtetit”.
Sipas Kicaj Xhelilit, debati për buxhetin nuk duhet të reduktohet në pyetjen se pse nuk u votua, por të analizohet nëse procesi ka qenë në përputhje me standardet kushtetuese dhe institucionale. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: