BE: Presim që Kosova të rikthehet në rrugën e reformave

Bashkimi Evropian ka kritikuar situatën e krijuar në Kosovë, duke e cilësuar si dështim të partive politike për të tejkaluar ngërçin që pasoi zgjedhjet e shkurtit 2025. “BE-ja shpreh keqardhje që partitë politike nuk e kapërcyen bllokadën e zgjatur politike pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025″, thuhet në një përgjigje të dhënë për Front Online. BE-ja rikujtoi…

Lajme

23/11/2025 12:02

Bashkimi Evropian ka kritikuar situatën e krijuar në Kosovë, duke e cilësuar si dështim të partive politike për të tejkaluar ngërçin që pasoi zgjedhjet e shkurtit 2025.

“BE-ja shpreh keqardhje që partitë politike nuk e kapërcyen bllokadën e zgjatur politike pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025″, thuhet në një përgjigje të dhënë për Front Online.

BE-ja rikujtoi se viti 2025 ka qenë i ngadalësuar në fusha kyçe reformash dhe pret që pas zgjedhjeve Kosova të rikthehet te agjenda e integrimit evropian.

“Ne presim që Kosova të rikthehet në rrugën e reformave të domosdoshme të lidhura me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’’, thuhet në përgjigje.