“Refuzova pazarin politik për votat serbe” – Arben Gashi tregon presionet ndërkombëtare gjatë formimit të Ushtrisë së Kosovës
Arben Gashi rrëfen përballjen me presionet ndërkombëtare gjatë formimit të Ushtrisë së Kosovës Ish-deputeti i Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, ka ndarë përvojat e tij nga procesi i formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke treguar sfidat dhe presionet që LDK-ja përballoi në atë periudhë. Në një postim të fundit, Gashi shkruan se para disa ditësh…
Lajme
Arben Gashi rrëfen përballjen me presionet ndërkombëtare gjatë formimit të Ushtrisë së Kosovës
Ish-deputeti i Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, ka ndarë përvojat e tij nga procesi i formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke treguar sfidat dhe presionet që LDK-ja përballoi në atë periudhë.
Në një postim të fundit, Gashi shkruan se para disa ditësh i është bashkuar përgëzimit të ish-kryeministrit Isa Mustafa për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për formimin e ushtrisë me ligj.
Ai kujton momentet më të vështira të karrierës së tij politike gjatë kësaj periudhe.
“Takimi i parë – në rezidencën e një ambasadori të QUINT-it. Nga LDK ishin: Isa Mustafa, Ismet Beqiri, unë si Kryetar i Komisionit për Legjislacion, dhe Edon Myftari për përkthim. Kur m’u kërkua mendimi, e thashë hapur: “Jam kundër. Do të votoj kundër. Dhe do t’i lus edhe të tjerët të votojnë kundër’”, shkroi Gashi, duke thënë se pas takimit LDK mori vendim se nuk përkrah ndyshimin kushtetues.
Gashi përshkruan dy takime vendimtare me përfaqësues ndërkombëtarë dhe liderë të partive shqiptare.
Ai tregon gjithashtu për një propozim që i ishte bërë personalisht dhe që e refuzoi menjëherë.
“Ambasadori nikoqir erdhi në zyrën time në Kuvend dhe më propozoi një “zgjidhje praktike”, LDK pranon kthimin e vendeve të rezervuara; në këmbim, sigurohen votat e deputetëve serbë për ndryshimet kushtetuese për ushtrinë. E refuzova pa asnjë dilemë”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, LDK-ja vendosi që ushtria të formohej me ligj dhe pa kompromis kushtetues që mund të rrezikonte stabilitetin e shtetit.
“Akuzat se LDK ‘paska kundërshtuar ushtrinë’ ishin të padrejta – sepse ushtria u formua pikërisht ashtu si ne e mbrojtëm: me ligj, pa kompromis kushtetues që dëmtonte vendin”, u shpreh Gashi.
Gashi thekson se sot Ushtria e Kosovës po rritet dhe po profesionalizohet çdo ditë,