Situata me buxhetin, Përparim Rama thërret konferencë për media

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media sot në ora 13:00. Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e konferencës është situata me buxhetin. “Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën financiare të krijuar si pasojë e bllokadës nga Ministria e Financave. Konferenca do…

Lajme

23/11/2025 09:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media sot në ora 13:00.

Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e konferencës është situata me buxhetin.

“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën financiare të krijuar si pasojë e bllokadës nga Ministria e Financave. Konferenca do të mbahet sot, në ora 13:00, në sallën e konferencave, objekti i vjetër i Komunës”, thuhet në njoftim.