Dita e ndeshjeve në Superligë: Luhet në tre qytete, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar. Padyshim që vëmendja e adhureusve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Llapit. Suharekasit kërkojnë këndelljen pas humbjes së fundit, derisa edhe Llapi nuk ka fituar në dy…

Sport

23/11/2025 09:02

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Padyshim që vëmendja e adhureusve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Llapit.

Suharekasit kërkojnë këndelljen pas humbjes së fundit, derisa edhe Llapi nuk ka fituar në dy sfidat e fundit dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe në Gjilan, me Gjilanin e Debatik Currit që pret Ferizajn.

Dueli i tretë i ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Drenicës.

Të tre sfidat e ditës së sotme në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 13:00.