Përleshje me thikë mes të miturve në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje
Një incident me lëndime të lehta trupore është raportuar të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, rreth orës 20:00. “Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për…
Lajme
Një incident me lëndime të lehta trupore është raportuar të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, rreth orës 20:00.
“Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.