Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet një person në Prizren

Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar të shtunën në Prizren, rreth orës 16:00. Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ngacmuar dhe dhunuar viktimën grua. Sipas autoriteteve, menjëherë pas marrjes së kallëzimit, njësitet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dyshuarin për intervistim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është…

Lajme

23/11/2025 08:35

Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar të shtunën në Prizren, rreth orës 16:00.

Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ngacmuar dhe dhunuar viktimën grua.

Sipas autoriteteve, menjëherë pas marrjes së kallëzimit, njësitet policore kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar të dyshuarin për intervistim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Institucionet përgjegjëse bëjnë thirrje që çdo rast i ngacmimit apo dhunës seksuale të raportohen menjëherë për të siguruar mbrojtje dhe trajtim të duhur për viktimat.