Avokati i Thaçit: Prokuroria, në vend që të dëshmojë se çfarë ka ndodhur, është mbështetur në libra e lajme

Tani që ka përfunduar procesi i dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës për Thaçin dhe të tjerët në Hagë, pjesa e mbetur e gjykimit janë fjalët përfundimtare që, sipas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, është një detyrë masive. Kjo, sipas tij, është parë përgjatë procesit sepse Prokuroria, thotë ai, “në vend që të dëshmojë…

Lajme

22/11/2025 20:13

Tani që ka përfunduar procesi i dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës për Thaçin dhe të tjerët në Hagë, pjesa e mbetur e gjykimit janë fjalët përfundimtare që, sipas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, është një detyrë masive.

Kjo, sipas tij, është parë përgjatë procesit sepse Prokuroria, thotë ai, “në vend që të dëshmojë se çfarë ka ndodhur, kanë vendosur të mbështeten në libra, lajme, shkrime, shkresa, pra ka me bollëk të tilla gjëra në kuadër të provave të cilat duhet t’i rishikojmë”.

“Duhet të sigurohemi që ta ballafaqojmë atë dosje. Sapo të përfundojë ky proces më pas do t’i kemi fjalët me gojë, argumentet tona në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Prosper në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tha se argumentet do të prezantohen nga avokati.