Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi: Nëse gjyqtarët e shohin të vërtetën, Thaçi dhe të tjerët do jenë të lirë

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se prej pesë vitesh mbrojtja ka qenë e mbuluar nga “një re keqinterpretimesh dhe e ndryshimit të historisë”. Sipas tij, me përfundimin e procesit të dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës, bota ka pasur mundësinë të shohë realitetin, përcjellë lajmi.net Prosper i ka bërë…

Lajme

22/11/2025 18:13

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se prej pesë vitesh mbrojtja ka qenë e mbuluar nga “një re keqinterpretimesh dhe e ndryshimit të historisë”.

Sipas tij, me përfundimin e procesit të dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës, bota ka pasur mundësinë të shohë realitetin, përcjellë lajmi.net

Prosper i ka bërë këto komente në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku tha se beson se e vërteta është nxjerrë në pah dhe se si rezultat, Thaçi dhe të tjerët do të lirohen.

“Kemi besim se gjyqtarët tani do të shohin informacionet dhe provat për ta kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka qenë situata. Por në fund të ditës, kemi triumfuar duke regjistruar të dhëna të sakta historike. Tani u mbetet në dorë të gjyqtarëve, mirëpo mendoj se nëse e shohin të vërtetën ashtu siç është, presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë burra të lirë”, u shpreh ai mes tjerash në këtë intervistë./Lajmi.net/