Thirrje për Heqjen e Masave – Eurodeputeti Reuten kërkon nisjen e procesimit të aplikimit të Kosovës për BE

Eurodeputeti Thijs Reuten ka kërkuar që Komisioni Evropian t’u propozojë menjëherë shteteve anëtare heqjen e masave ndaj Kosovës. Përmes një reagimi në platformën “X”, ai ka theksuar se është koha që të nisë edhe procesimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton lajmi.net “Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e…

Lajme

22/11/2025 16:08

Eurodeputeti Thijs Reuten ka kërkuar që Komisioni Evropian t’u propozojë menjëherë shteteve anëtare heqjen e masave ndaj Kosovës.

Përmes një reagimi në platformën “X”, ai ka theksuar se është koha që të nisë edhe procesimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton lajmi.net

“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe të fillojë trajtimin e kërkesës së saj për anëtarësim në BE”, ka shkruar Reuten.

Çështja e masave ka qenë temë diskutimi edhe një ditë më parë në Tiranë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në praninë e Komisioneres Marta Kos dhe Drejtorit për Zgjerim, Gert Jan Koopman, deklaroi se kjo është hera e fundit që e trajton këtë temë dhe se masat duhet të largohen pa vonesë.

Sa i përket aplikimit për anëtarësim në BE, si Kurti ashtu edhe presidentja Osmani kanë kërkuar vazhdimisht avancim në proces. Megjithatë, edhe pas tre vitesh nga dorëzimi i aplikimit, BE-ja ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret./Lajmi.net/