Vërshimet që lanë gjurmë dhe frika që ende s’është zhdukur
Vërshimet e vitit 2023 në Mitrovicën e Jugut ishin ndër më të rëndat që kishte përjetuar kjo komunë. Megjithatë, ditëve të fundit, edhe pse ka pasur reshje atmosferike, situata aktualisht vlerësohet e qetë dhe nën kontroll. Kjo komunë nuk ka fond emergjent, por ka arritur t’i ndihmojë 202 familje, duke ndihmuar me nga 2500 euro…
Lajme
Vërshimet e vitit 2023 në Mitrovicën e Jugut ishin ndër më të rëndat që kishte përjetuar kjo komunë. Megjithatë, ditëve të fundit, edhe pse ka pasur reshje atmosferike, situata aktualisht vlerësohet e qetë dhe nën kontroll.
Kjo komunë nuk ka fond emergjent, por ka arritur t’i ndihmojë 202 familje, duke ndihmuar me nga 2500 euro dhe me gjërat ushqimore e veshmbathje.
Drejtori i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Bahtir Maxhuni, ka thënë për KosovaPress, se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse.
“Ne çdoherë marrim njoftime përmes Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, informatë lidhur me situatën apo parandalimin për me intervenuar në marrjen e masave që mos të vijmë deri tek dëmet që mund të ndodhin sikur në vitin 2023 dhe thuajse çdo vit kemi ashtu vështrime por me përmasa më të vogla. E kemi marrë informatën nga Institucioni Hidrometeorologjik i Kosovës që t’i marrim të gjitha masat prevetive, qoftë në mirëmbajtje e kanaleve atmosferike, kanalet fekale dhe kanalet që rrjedhin në lumenj që atakojnë katër lumenjtë Mitrovicën, mirëmbajtjen e lumenjve pastrimin dhe zgjerimin në thellësi e lumenjve në të gjitha këto ne veç e kemi si prioritet dhe si detyrë po ashtu sa i përket gjendjes në Mitrovicë prej reshjeve që kanë ndodhur këtë javën e fundit kryesisht dje ka ndodhur fatmirësisht pra veç reduktimi i shiut është zvogëluar dhe deri me tani nuk kemi asnjë kërkesë asnjë ankesë nga qytetarë qoftë në komunë apo në Qendrën Operative Rajonale pra 112”, ka thënë Maxhuni.
Maxhuni ka theksuar se komuna ka disa zona të ndjeshme, për faktin se aty bashkohen katër lumenj, gjë që e rrit rrezikun e vërshimeve, sidomos gjatë reshjeve të intensitetit të lartë.
“Mitrovica e ka një karakteristikë pak më të veçantë me qytetet e tjera për arsyeje se siç thashë i atakojnë 4 lumenj, ne i themi kështu pika të nxehta që mund të ketë vërshime qoftë në lumin Lushta apo Trepça, Sitnica dhe lumin Ibër, kryesisht na i mirëmbajmë lumin Trepça dhe Lushta, për arsyeje se kemi kapacitet të mjaftueshme që me i mirëmbajte përmes operatorit ekonomik dhe e kemi bërë pastrimin, nuk kemi ndonjë pikë të veçantë që mund të del si rrjedhojë e lumenjve nga shtrati mirëpo krejt shtrati i tyre sa i përket në vijat administrative të Komunës së Mitrovicës së Jugut janë të mbikëqyrura”- është shprehur ai.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se, pavarësisht se nuk janë mbajtur takime të përbashkëta ndërinstitucionale, bashkëpunimi me ekipet emergjente vazhdon në mënyrë të rregullt dhe të koordinuar.
“Në qoftë se vjen deri për me intervenuar ekipet emergjente në parandalimin apo ndalimin e vërshimeve që mund të ndodhin ekipet emergjente në Komunën e Mitrovicës së Jugut thuajse janë të njoftuar me informatën e Institucionit Hidrometeorologjik që ka ardhur përmes Agjencinë të Menaxhimit të Emergjencave në kontakt jemi në vazhdimësi me ta, me zjarrfikës, me unitetin me ujësjellësin me KEDS në rast kemi nevojë me ndërprerë diku rrymën, me drejtorinë këtu përkatëse që jemi dhe në moment që ka nevojë me intervenuar diku na e kemi edhe operatorët ekonomike që janë të kontraktuar me Komunë që mjete të rënda për me shkuar me i dalë në ndihmë qytetarëve dhe jemi thuajse të njoftuar të gjithë. Takime të përbashkëta nuk kemi mbajtur por jam në kontakt me secilin institucion relevantë dhe ekipe emergjente që kanë të bëjnë në menaxhimin e këtyre fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera”- ka sqaruar Maxhuni.
Duke iu rikthyer ngjarjeve të vitit 2023, ai ka theksuar se ato vërshime mbeten një nga më të rëndat që ka përjetuar komuna, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Vërshimet e vitit 2023 kanë qenë një prej vërshimeve që historia e komunës së Mitrovicës thuajse nuk e mbanë në mend me përjashtim të vitit 79 por me intensitet më të vogël. Të gjitha familjet se çka kanë pasur nevojë për t’i ndërmarrë përmes nivelit lokal ne i kemi ndërmarrë dhe ju kemi dalë në ndihmë ekonomive familjare kryesisht sepse ju kanë dëmtuar shtëpitë brenda me orendi dhe me të gjitha ato që duhet me banuar një familje. Në aspektin financiare nuk kemi fond emergjent mirëpo i kemi ndarë prej fondeve të projekteve të tjera diku 500 mijë euro dhe i kemi bërë vlerësimet e dëmeve tek ekonomitë familjare diku 202 familje ju kemi ndihmuar me 2500 euro dhe me gjërat ushqimore, veshmbathje dhe të gjitha këto. Sa i përket bizneseve nuk ju kemi ndihmuar, bujqësisë po ashtu për shkak të aspektit infrastrukturorë, nuk kemi financa dhe nuk kemi fond emergjent për arsyeje se është e rregulluar që fondet emergjente t’i ketë niveli qendrorë. Ne raportet të secili qytetarë që është dëmtuar dhe ka bërë kërkesë në komisionet adekuate, ku kanë dalë në vend ngjarje kanë bërë incizime, fotografi dhe proces verbal i kemi dërguar në nivelin qendrorë që iu bjen barrë atyre që me iu dal në ndihmë sipas informatave jozyrtare disa qytetarëve në ekonominë familjare ju kanë dalë në ndihmë jo aq sa është bërë vlerësimi nga komisionet mirëpo në një shumë të caktuar të cilën e ka paraparë niveli qendrorë”- ka thënë ai.
Në fund, Maxhuni ka shtuar se rastet e evidentuara janë dërguar në nivel qendror, ku pritet shqyrtimi i tyre dhe ndarja e ndihmës përfundimtare për familjet e prekura.