Misteri i Albës në Big Brother VIP Kosova 4, banorja mungon prej 14 orësh në shtëpi – konkurrentët pyesin se ku ndodhet
Kanë kaluar mbi 14 orë që kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet e paqartë për publikun dhe banorët e tjerë. Alba u pa për herë të fundit në pjesën e parë të “Prime-it”, ku situata u tensionua dhe ajo reagoi…
ShowBiz
Kanë kaluar mbi 14 orë që kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet e paqartë për publikun dhe banorët e tjerë.
Alba u pa për herë të fundit në pjesën e parë të “Prime-it”, ku situata u tensionua dhe ajo reagoi me një histeri të dukshme. Banorja pretendoi me zë të lartë se produksioni po e “nxirrte keq” në sy të publikut, duke lënë të kuptohet se imazhi i saj po dëmtohej padrejtësisht, transmeton telegrafi.
Gjatë transmetimit të programit, u bë e ditur se psikologia e shtëpisë po merrej me gjendjen e saj për të qetësuar situatën. Por surpriza qëndron te fakti se Alba nuk është parë as sot gjatë mesditës në ambientet e shtëpisë, duke ngritur pikëpyetje mbi vazhdimësinë e saj në lojë.
Mungesa e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët. Në një bisedë në dhomën e grimit, Elijona – shpesh objekt i sjelljeve kritike nga Alba – shprehu habi: “Allahile a thu ku është? Kanë me e kthy besoj,” – iu drejtua ajo Sasës.
Por përgjigja e Sasës ishte e prerë: “Kon moj me e kthy, jo moj çfarë. Çfarë të kthymi, a je normal?”.
Derisa Elijona nuk mund ta besojë ende mungesën e Albës, publiku mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar nga produksioni për fatin e banores.