Rahovec: Burri i dehur thyen gjësende dhe sulmon gruan, ajo shpëton duke u futur në shtëpinë e djalit të saj
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec më 21 nëntor 2025, rreth orës 01:00, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi, në gjendje të dehur, dyshohet se kishte shkaktuar dëme materiale në shtëpi. Sipas policisë, i dyshuari kishte thyer disa gjësende, përfshirë telefonin e tij dhe të bashkëshortes së tij, e cila…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec më 21 nëntor 2025, rreth orës 01:00, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi, në gjendje të dehur, dyshohet se kishte shkaktuar dëme materiale në shtëpi.
Sipas policisë, i dyshuari kishte thyer disa gjësende, përfshirë telefonin e tij dhe të bashkëshortes së tij, e cila kishte në fuqi urdhër mbrojtës, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu, ai dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur viktimën, e cila arriti t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.
Të dy palëve, viktimës dhe të dyshuarit, u është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar si dhunë në familje./lajmi.net/