Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që përdorte veturë me qira për të shpërndarë sasi të mëdha narkotikësh

Një operacion policor i zhvilluar më 20 nëntor 2025, rreth orës 16:45, në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari kosovar, i cili po lëvizte me një veturë me qira dhe dyshohej për aktivitete kriminale të lidhura me narkotikë. Gjatë ndalimit dhe kontrollit fillestar, policia gjeti tek i dyshuari…

Lajme

22/11/2025 08:51

Një operacion policor i zhvilluar më 20 nëntor 2025, rreth orës 16:45, në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari kosovar, i cili po lëvizte me një veturë me qira dhe dyshohej për aktivitete kriminale të lidhura me narkotikë.

Gjatë ndalimit dhe kontrollit fillestar, policia gjeti tek i dyshuari dy telefona celularë si dhe 750 euro para të gatshme, transmeton lajmi.net.

Hetimet më pas çuan në bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit dhe një veture tjetër të tij, ku u zbuluan sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, përfshirë 779.8 gramë marihuanë, 50 gramë kokainë, 8.7 gramë kërpudhra narkotike, 5 copa katrore LSD (1×1 cm), një veturë e tipit VW dhe 3100 euro para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u intervistua dhe më pas u dërgua në mbajtje, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë./lajmi.net/