Tension në Podujevë, fjalosja mes nënës dhe vajzës së mitur shndërrohet në dhunë fizike

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë më 21 nëntor 2025, rreth orës 11:40, ku nënë dhe vajza e saj e mitur janë përfshirë në një konflikt fizik pas një fjalosjeje mes tyre. Sipas policisë, të dyja të dyshuarat janë arrestuar menjëherë pas incidentit. Vajza e mitur ka marrë tretman mjekësor për…

Lajme

22/11/2025 08:31

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë më 21 nëntor 2025, rreth orës 11:40, ku nënë dhe vajza e saj e mitur janë përfshirë në një konflikt fizik pas një fjalosjeje mes tyre.

Sipas policisë, të dyja të dyshuarat janë arrestuar menjëherë pas incidentit. Vajza e mitur ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, transmeton lajmi.net.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin e rastit, të dyja janë liruar për procedura të mëtejshme në gjendje të rregullt.

Rasti është duke u hetuar si dhunë në familje./lajmi.net/