E konfirmon Policia: Vdes një punëtor në Prishtinë, një tjetër në gjendje kritike
Një punëtor ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në Prishtinë rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”. Policia ka njoftuar se të dy punëtorët janë lënduar gjatë punimeve, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton lajmi.net Rastin për lajmin.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e PRishtinës,…
Lajme
Një punëtor ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në Prishtinë rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”.
Policia ka njoftuar se të dy punëtorët janë lënduar gjatë punimeve, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton lajmi.net
Rastin për lajmin.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e PRishtinës, Enis Pllana.
Ai tha se dekja e viktimës është konstatuar nga ekipi emergjent, ndërsa punëtori tjetër i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Pllana.