Nis subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta
Këtë javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, një masë e destinuar për familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta. Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, raporton lajmi.net Sipas tij, përfituesit tashmë mund ta shohin vlerën e…
Lajme
Këtë javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, një masë e destinuar për familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, raporton lajmi.net
Sipas tij, përfituesit tashmë mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që do të shpërndahen gjatë ditëve të ardhshme.
Murati ka theksuar se kjo mbështetje e Qeverisë do të vazhdojë për gjashtë muaj, deri në përfundim të sezonit të dimrit, njësoj si vitin e kaluar, me qëllim lehtësimin e barrës financiare për familjet në nevojë.
Postimi i plotë:
Nga kjo javë ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta.
Familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim.
Kjo mbështetje nga Qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës së dimrit, njësoj sikurse viti paraprak./Lajmi.net/