Hamza e konfirmon që është takuar me Lladrovcin: Ai vetë është deklaruar se është PDK

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur besimin se partia që ai drejton do të mbajë një pozicion të fortë edhe në Drenas. Deklaratën ai e bëri pas takimit të Kryesisë së partisë, transmeton lajmi.net. “Edhe në të kaluarën kam deklaru se në Drenas, në mënyrë masive votojnë për PDK-në. Në zgjedhje lokale gjithmonë ka…

Lajme

21/11/2025 16:14

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur besimin se partia që ai drejton do të mbajë një pozicion të fortë edhe në Drenas.

Deklaratën ai e bëri pas takimit të Kryesisë së partisë, transmeton lajmi.net.

“Edhe në të kaluarën kam deklaru se në Drenas, në mënyrë masive votojnë për PDK-në. Në zgjedhje lokale gjithmonë ka pasë gara, por kur janë zgjedhjet qendrore, PDK do të jetë unike, e bashkuar dhe për këtë jam i sigurt. Sigurisht se do ta maksimalizojmë votën në Drenas, ku është një prej bastioneve tona,” tha Hamza.

Ai shtoi se këto tema diskutohen edhe në Kryesi dhe përmendi takimin me kryetarin e komunës, Vesa Lladrovci: “E kam bërë publike që jam taku me zotin Lladrovci. Ai vetë është deklaruar se ‘jam PDK’, prandaj pjesa dërrmuese e qytetarëve të Drenasit janë PDK”./lajmi.net/