Krasniqi: Është koha për Bedri Hamzën, kryeministër – pushteti po ushqen propagandën dhe përçarjen

Ish-deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi me anë të një postimi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti. Krasniqi në postimin e tij tha se pushteti po vazhdon të ushqej propagandën dhe përçarjen, transmeton lajmi.net. Ai shtoi se është koha që Kosova ta ketë kryeministër Bedri Hamzën. Postimi i plotë: Jemi në vitin 2025, dhe megjithë…

Lajme

21/11/2025 12:54

Ish-deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi me anë të një postimi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti.

Krasniqi në postimin e tij tha se pushteti po vazhdon të ushqej propagandën dhe përçarjen, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se është koha që Kosova ta ketë kryeministër Bedri Hamzën.
Postimi i plotë:
Jemi në vitin 2025, dhe megjithë sfidat e mëdha që ka vendi, pushteti vazhdon ta zhvendosë vëmendjen e opinionit nga realiteti, duke ushqyer propagandë dhe përçarje. Në vend që të merret me problemet e qytetarëve, kjo qeveri ka zgjedhur të ndërtojë armiq imagjinarë për të maskuar paaftësinë dhe dështimet e veta në çdo fushë.
Kush i ka fajet që sot kemi probleme në shëndetësi e arsim, ngecje të zhvillimit ekonomik dhe mbi 250 mijë qytetarë të larguar nga vendi? Kush e ka mbajtur Kosovën të bllokuar për 10 muaj për arsye krejt personale, duke degraduar çdo institucion dhe duke shkelur Kushtetutën e ligjet? Fajtorët janë po ata që e kanë qeverisur vendin këto pesë vite dhe për dështimet e tyre duhet të mbeten përgjegjës.
Kush është përgjegjës që sot jemi nën sanksione të Bashkimit Europian dhe me dialogun strategjik me SHBA-në të pezulluar? Edhe këtu, fajet nuk janë te armiqtë imagjinarë, por te kjo qeveri.
Prandaj, është koha të mos biem më pre e propagandës. Është koha të kthehemi te programet, vizioni dhe politikat që ndërtojnë të ardhmen tonë, të jemi të bashkuar për vendin dhe të ardhmen tonë, e jo të përçarë për interesa të ngushta politike.
Është koha të marrim përgjegjësinë dhe të vendosim për një Kosovë që ecën përpara.
Është koha për një kryeministër që zgjidh problemet ekonomike e zhvillimore.
Është koha për Bedri Hamzën, Kryeministër./lajmi.net/