“Mund t’i falen zëdhënësit të Vetëvendosjes, por jo Presidentes”, Hasani: Ndihem i turpëruar nga disa deklarime të presidentes
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ndihet i turpëruar nga disa veprime dhe deklarime të presidentes Vjosa Osmani, e cila është edhe juriste. Ai ka bërë me dije se një deklarim të tilla shefja e shteti e ka bërë dje në konferencën për media. Në një intervistë për emisionin “Cotext”, Hasani ka…
Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ndihet i turpëruar nga disa veprime dhe deklarime të presidentes Vjosa Osmani, e cila është edhe juriste.
Ai ka bërë me dije se një deklarim të tilla shefja e shteti e ka bërë dje në konferencën për media.
Në një intervistë për emisionin “Cotext”, Hasani ka treguar se për cilën deklaratë bëhet fjalë.
Sipas tij, kërkesa e presidentes që deputetët të kthehen në Kuvend për të miratuar buxhetin pasi kishte dështuar mandatari i dytë ishte qesharake.
“Masi me automatizëm shkohet në zgjedhje, Vjosa thoshte i luta edhe një herë deputetët me u kthy në Kuvend me e miratu buxheti. Ajo mund t`i falet zëdhënësit të VV-së, por jo presidentes së Republikës. Për fat të keq, kur po e shoh atë dhe disa kolegë po turpërohem se njëkohësisht janë edhe jurist dhe janë do gjera jashtëzakonisht elementare dhe po ndihem i turpëruar që me kaq paskrupullesi shkelin etiken bazike profesionale. Kjo përudhë do të mbahet mend për shumëçka”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, këto pretendime presidentja i ka bërë pasi e kishte nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Po të ishte zëdhënëse e VV-së është në rregull. Se me thanë kështu, pasi e ka pas edhe të nënshkruar(dekretin për shpërndarjen e Kuvendit). Po edhe hiç mos me e pas është e qartë që shkohet me automtizme në zgjedhje, në një nen tjetër atje i kallxon se kur bëhet shpërndarje e Kuvendit me automatizëm dhe ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e ka qëndis, që tregohet kur shkohet me automatizëm”, ka thënë Hasani.