Pamje- Përmbytet nënstacioni i hidrocentralit ‘Dikanca’ në Dragash
Reshjet e shiut që përcollën vendin tonë gjatë ditëve të fundit shkaktuan vërshime të shumta. E si pasojë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se një gyp uji ka përmbytur hidrocentralin “Dikanca” në Dragash, që menaxhohet nga një kompani private. KEDS bëri të ditur se përmbytja ka prekur edhe nënstacionin…
Lajme
Reshjet e shiut që përcollën vendin tonë gjatë ditëve të fundit shkaktuan vërshime të shumta.
E si pasojë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se një gyp uji ka përmbytur hidrocentralin “Dikanca” në Dragash, që menaxhohet nga një kompani private.
KEDS bëri të ditur se përmbytja ka prekur edhe nënstacionin që gjendet në objektin e hidrocentralit, duke lënë pa rrymë fshatarë të atij rajoni, shkruan lajmi.net.
“Për rrjedhojë, është përmbytur nënstacioni që gjendet në objektin e Hidrocentralit, duke i nxjerrë nga sistemi dy dalje që furnizojnë fshatrat e thella të asaj pjesë deri në Bord”- thuhet në njoftimin e KEDS.
Gjithashtu KEDS bëri të ditur se ekipet janë duke ndihmuar në sanimin e gjendjes dhe rikthimin e energjisë-elektrike./Lajmi.net/