Mashtruan shtetasit e huaj duke i nxitur të investojnë në platforma fiktive- arrestohen të dyshuarit në Prishtinë
Një rast i mashtrimit kompjuterik dhe hyrjes së paautorizuar kompjuterike është raportuar në Prishtinë. Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Hetimeve të Narkotikëve gjatë kontrollit në një lokacion, kanë gjetur dhe konfiskuar pajisje kompjuterike si dëshmi që ndërlidhen me rastin. “Lidhur me rastin tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që…
Lajme
Një rast i mashtrimit kompjuterik dhe hyrjes së paautorizuar kompjuterike është raportuar në Prishtinë.
Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Hetimeve të Narkotikëve gjatë kontrollit në një lokacion, kanë gjetur dhe konfiskuar pajisje kompjuterike si dëshmi që ndërlidhen me rastin.
“Lidhur me rastin tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi që të njëjtit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë mashtruar shtetas të huaj duke i nxitur të investojnë në platforma të ndryshme fiktive”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar ne mbajtje./Lajmi.net/