Arrestohen dy të dyshuar, bënin import, eksport e furnizim me armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale si: import, eksport, furnizim dhe prodhim i paautorizuar i armëve. “Gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pistoletë me gas, një optikë për AK-47,…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale si: import, eksport, furnizim dhe prodhim i paautorizuar i armëve.
“Gjatë kontrollit në dy lokacione, pronë e të dyshuarve, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pistoletë me gas, një optikë për AK-47, 50 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy telefona celularë”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Arrestimet u bën në Fushë-Kosovë dhe Drenas./Lajmi.net/