Hoxhaj e mbyll diskutimin e Konventës: Jam me PDK-në, jam me Bedriun
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka lënë pas përplasjet me parin për çështjen e konventës së fundit. Ai ka bërë me dije se për te kjo temë është mbyllur. Gjatë një intervistë në Tëvë1, ai ka thënë se tani është në mbështetje të plotë të kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza. “Kur gara…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka lënë pas përplasjet me parin për çështjen e konventës së fundit.
Ai ka bërë me dije se për te kjo temë është mbyllur.
Gjatë një intervistë në Tëvë1, ai ka thënë se tani është në mbështetje të plotë të kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza.
“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka deklaruar ai.
Ai ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Si parti që është në opozitë dhe që ka fituar disa palë zgjedhje, me kapacitet politik, intelektual dhe profesional, natyrisht që jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë ai.