Deputeti i VV-së: Nuk i kemi bërë as edhe një dëm Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se Albin Kurti nuk i ka bërë asgjë të keqe Republikës së Kosovës, përveç asaj që është munduar t’i bëjë mirë. “Albin Kurti nuk i ka bë keq Republikës së Kosovës sa i përket dëmeve të cilat ka mundur me shumë sukses t’ia bëj Serbia sikur të ishte…

Lajme

21/11/2025 08:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se Albin Kurti nuk i ka bërë asgjë të keqe Republikës së Kosovës, përveç asaj që është munduar t’i bëjë mirë.

“Albin Kurti nuk i ka bë keq Republikës së Kosovës sa i përket dëmeve të cilat ka mundur me shumë sukses t’ia bëj Serbia sikur të ishte dikush tjetër. E para, ne kemi investu aq shumë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Brendshme duke u përkujdes që çdo cep i Republikës së Kosovës, me pasë të drejtë qytetari me shku edhe me vizitu. Unë shoh video shpesh të Listës Serbe, të Vuçiqit ku kanë ardhë në Kosovë, si në bahçe të vet, e tash ti Matoshi kur ma ke pa Vuçiqin në Kosovës, mu përgjigj, kur ka qenë Vuçiqi,” shtoi tutje Rexhaj në Politiko.