Kryeziu: Pa u ndryshuar sistemi zgjedhor në “një kandidat – një votë”, nuk do të kemi kurrë përfaqësim politik me kualitet
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas caktimit të datës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se një proces i ri zgjedhor do të ofrojë vetëm një zgjidhje të përkohshme, pa adresuar problemet thelbësore të sistemit politik në vend. Kryeziu kritikoi ashpër sistemin aktual të votës preferenciale me deri në 10 kandidatë, duke…
Lajme
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas caktimit të datës për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se një proces i ri zgjedhor do të ofrojë vetëm një zgjidhje të përkohshme, pa adresuar problemet thelbësore të sistemit politik në vend.
Kryeziu kritikoi ashpër sistemin aktual të votës preferenciale me deri në 10 kandidatë, duke theksuar se ai “e shtrembëron garën” dhe e zbeh peshën reale të deputetit, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, shpërndarja e një vote në dhjetë emra nuk mat besimin e qytetarëve, por aftësinë për mobilizime të brendshme, menaxhim grupesh dhe krijim të të ashtuquajturave “dhjetshe”.
Ai paralajmëroi se ky model ul llogaridhënien, sjell kandidatë pa peshë dhe komprometon cilësinë e përfaqësimit politik.
Kryeziu kërkoi që Kosova të kalojë në sistemin “një kandidat – një votë”, duke thënë se vetëm kështu mund të sigurohet përfaqësim i mirëfilltë dhe deputetë të zgjedhur për vizion, integritet dhe punë konkrete – e jo përmes pazareve të brendshme partiake.
Postimi i plotë: