Bajrami i drejtohet Haxhiut: Kur ta zbardhni vdekjen e Deharit flasin për secilën temë e edhe për koordinimin e Kusarit me Radojiqiqin dhe Listën Serbe
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka kritikuar ashpër ish-nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, zyrtaren e VV-së, Albulena Haxhiun. Bajrami i ka thënë Haxhiut dhe VV-së se kanë dështuar, kanë mashtruar dhe janë koordinuar me Listën Serbe, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Zonja Haxhiu këtu të prita! Unë problemin e kam me Albin Kurti dhe…
Lajme
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka kritikuar ashpër ish-nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, zyrtaren e VV-së, Albulena Haxhiun.
Bajrami i ka thënë Haxhiut dhe VV-së se kanë dështuar, kanë mashtruar dhe janë koordinuar me Listën Serbe, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Zonja Haxhiu këtu të prita!
Unë problemin e kam me Albin Kurti dhe me ty, zonja Haxhiu sepse ju keni pasur përgjegjësinë dhe besimin e qytetarëve për të bërë punë e qeverisur Kosovën.
Ju keni dështu.
Ju keni mashtru.
Ju jeni koordinu me Listën Serbe.
Nuk kam pritur nga Lista Serbe që ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit prandaj problemin e kam me juve zonja Haxhiu.
Kur ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit flasin për secilën temë e edhe për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojiqiqin dhe Listën Serbe!
Juve po ju mundin dëshmitë, atë që sonte psove nga videot nuk mund ta kompenzosh me akuza ndaj meje./lajmi.net/