Tahiri pasi Supremja refuzoi rivotimin në Mitrovicë të Jugut: Faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mbështetje, besim dhe forcë në çdo hap

Gjykata Supreme vendosi përfundimisht që në komunën e Mitrovicës së Jugut të mos ketë rivotim, përkundër ankesës së PDK-së për dyshime për manipulim të votave. Me anë të këtij vendimi, tash edhe zyrtarisht, Faton Peci i VV-së do të jetë kryetar i kësaj komune në katër vitet e ardhshme. Pas këtij vendimi, kandidati i PDK-së…

Lajme

20/11/2025 20:35

Gjykata Supreme vendosi përfundimisht që në komunën e Mitrovicës së Jugut të mos ketë rivotim, përkundër ankesës së PDK-së për dyshime për manipulim të votave.

Me anë të këtij vendimi, tash edhe zyrtarisht, Faton Peci i VV-së do të jetë kryetar i kësaj komune në katër vitet e ardhshme.

Pas këtij vendimi, kandidati i PDK-së në këtë komunë, Arian Tahiri ka dal me reagim, duke falendëruar të gjithë atë që i kanë dhënë mbështetje, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:
Nga zemra, faleminderit të gjithëve që më keni dhënë mbështetje, besim dhe forcë në çdo hap.
Çdo fjalë, çdo shikim dhe çdo dorë e shtrirë më ka dhënë energji për të vazhduar më tej. Unë jam i vendosur të angazhohem me gjithçka që kam, me ideal, sinqeritet dhe përkushtim për një lidership të ri, të drejtë dhe të udhëhequr nga dashuria për qytetarët dhe për vendin tonë.
Mirënjohja ime është e pafund dhe rrugëtimi ynë vazhdon bashkë!/lajmi.net/