Nimani: Presidentja në një linjë me VV-në, Nisma e gatshme për krijimin e blloqeve opozitare
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Artan Nimani, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani është në një linjë të njëjtë politike me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, kjo nuk është e papritur, por vetëm një vazhdimësi e qasjeve të deritanishme. Nimani konfirmoi se Nisma ka kohë që ka lobuar për krijimin e blloqeve opozitare, me qëllim…
Lajme
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Artan Nimani, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani është në një linjë të njëjtë politike me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, kjo nuk është e papritur, por vetëm një vazhdimësi e qasjeve të deritanishme.
Nimani konfirmoi se Nisma ka kohë që ka lobuar për krijimin e blloqeve opozitare, me qëllim maksimizimin e votës së qytetarëve dhe përfshirjen e të gjitha subjekteve politike që kanë garuar në zgjedhje.
Pasi presidentja shpalli zgjedhjet e parakohshme, Nimani propozoi ndërtimin e dy apo tre blloqeve të mëdha – një të udhëhequr nga PDK-ja dhe një nga LDK-ja, kurse siç tha ai LVV të jetë në anën tjetër.
“Presidentja Osmani është në të njëjtën vijë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe thjesht ka pasur një mundësi t’ia bëjë një argat të fundit Kurtit, nuk është e pa pritshme. Unë kam lobuar shumë kohëve të fundit që të krijohen blloqet opozitare, të krijohen dy eventualisht tri, VV në anën tjetër dhe dy blloqet e mëdha të partive opozitare një bllok që udhëhiqet nga PDK-ja dhe një nga LDK-ja me qëllim që të maksimizohet vota e çdo qytetari dhe të mos lihet anash asnjë grupacion politik apo listë qytetare e cila ka garuar në zgjedhje dhe të merren të gjitha bashkërisht dhe të masivizohet vota e përgjithshme”, tha ai.
Derisa, ai njoftoi se takimet dhe bisedimet me partitë e tjera janë në zhvillim e sipër, duke thënë se Nisma pritet të dalë së shpejti me qëndrimin zyrtar, për koalicionet e mundshme.
Në fund, ai theksoi se partia e tij është serioze dhe e hapur për oferta konkrete, duke potencuar se Nisma pozicionohet mirë në raport me LDK-në.
Kemi takime, bisedime, mendoj që shpejt Nisma do të del me qëndrimin e saj zyrtar dhe do të jetë një prej partive serioze, jemi të hapur për oferta konkrete, jemi shumë mirë në pozicion aktual me LDK-në të pranueshëm dhe të kërkuar nga forcat politike. Aty ku do jetë Nisma do të jetë edhe kryeministri”, deklaroi Nimani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.