Orari i saktë i ndeshjes së Kosovës kundër Sllovakisë dhe i finales së mundshme në ‘Fadil Vokrri’
Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar edhe rrugën e Kosovës drejt Botërorit. Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në udhëtim ndaj Sllovakisë, një përballje që pritet të jetë sfiduese dhe vendimtare për kualifikimin. Nëse Kosova arrin të fitojë këtë sfidë, finalja e madhe e Play-Offit do të zhvillohet në…
Sport
Shorti i Play-Offit për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar edhe rrugën e Kosovës drejt Botërorit.
Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen gjysmëfinale në udhëtim ndaj Sllovakisë, një përballje që pritet të jetë sfiduese dhe vendimtare për kualifikimin.
Nëse Kosova arrin të fitojë këtë sfidë, finalja e madhe e Play-Offit do të zhvillohet në Fadil Vokrri në Prishtinë, ku do të përballet me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.
Ndeshja gjysmëfinale mes Sllovakisë dhe Kosovës, do të zhvillohet më 26 mars, duke filluar nga ora 20:45.
Në rast se sigurojmë finalen e madhe, atëherë do të luajmë më 31 mars, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.